Mjekët paralajmërojnë: Mos i neglizhoni nishanet, ja probleme serioze që ju sinjalizojnë

Mjekët paralajmërojnë: Mos i neglizhoni nishanet, ja probleme serioze që ju sinjalizojnë

Mos i neglizhoni nishanet në lëkurë, pasi ato mund të jenë shenja të rëndësishme që tregojnë ndryshime të mundshme në organizëm. Mjekët dermatologë theksojnë se kanceri i lëkurës është një nga format më të shpeshta të kancerit, por nëse zbulohet në kohë, trajtohet me sukses. Dermatologët shpjegojn se është shumë e rëndësishme të bëhet kontrolli i rregullt i lëkurës dhe “hartëzimi” i nishaneve. “Duhet bërë një hartëzim i lëkurës. Shikohen nëse nishanet ndryshojnë formën, madhësinë apo ngjyrën,” shprehet ata. Sipas tyre, rreziku për kancer të lëkurës fillon që në moshë të hershme dhe përveç ekspozimit në diell, edhe nishanet që ndryshojnë karakteristika mund të jenë një sinjal paralajmërues. Ndonëse më e rrallë, melanoma mbetet forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës, e cila shfaqet më...