Mjekët befasohen nga rezultatet e ilaçit të ri kundër kancerit të pankreasit, pilula dyfishon mbijetesën e pacientëve

Mjekët befasohen nga rezultatet e ilaçit të ri kundër kancerit të pankreasit, pilula dyfishon mbijetesën e pacientëve

Një pilulë e re që merret çdo ditë po ngjall shpresë për pacientët me kancer të pankreasit, një nga format më vdekjeprurëse të kancerit në botë. Sipas rezultateve të një studimi të ri, ilaçi daraxonrasib ka arritur të dyfishojë kohën e mbijetesës te pacientët me sëmundje të avancuar. Rezultatet u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) në Çikago, ku shumë specialistë e cilësuan zhvillimin si një moment historik në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Studimi përfshiu 500 pacientë me kancer pankreasi të përhapur në organizëm. Sipas të dhënave, pacientët që morën daraxonrasib jetuan mesatarisht 13.2 muaj, ndërsa ata që u trajtuan me kimioterapi jetuan rreth 6.6 deri në 6.7 muaj. “Këto rezultate ndryshojnë gjithçka. Po shohim nivele mbijetese që nuk i...