Mjalti si alternativë ndaj sheqerit/ Çfarë ndodh me trupin kur e konsumoni çdo ditë

Mjalti si alternativë ndaj sheqerit/ Çfarë ndodh me trupin kur e konsumoni çdo ditë

Mjalti është një nga produktet natyrale më të përdorura si në ushqim, ashtu edhe në mjekësinë popullore. Sipas specialistëve të ushqyerjes, konsumimi i tij në sasi të moderuar mund të sjellë përfitime për energjinë, tretjen dhe mirëqenien e përgjithshme, sidomos kur përdoret në vend të sheqerit të bardhë. Një lugë çaji mjaltë në mëngjes i jep trupit sheqerna natyrale që përthithen më ngadalë, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë gjatë ditës dhe duke shmangur rëniet e menjëhershme të saj. Gjithashtu, mjalti përmban substanca që ndihmojnë florën e zorrëve dhe tretjen. Përdorimi i mjaltit para gjumit përdoret shpesh për qetësimin e fytit dhe lehtësimin e kollës së lehtë, ndërsa nuk rekomandohet për fëmijët nën një vjeç për arsye shëndetësore. Ekspertët këshillojnë që mjalti të mos përzihet...