Mbi 1 mijë raste të dyshuara të Ebolës në Kongo dhe frika e një përhapjeje të madhe, Uganda mbyll kufijtë
Numri i rasteve të dyshuara nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos vijon të rritet me ritme shqetësuese, duke arritur në të paktën 1,077 raste, sipas autoriteteve shëndetësore në Kinshasa. Në buletinin më të fundit epidemiologjik të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se 121 raste janë konfirmuar në laborator, ndërsa deri tani janë regjistruar 17 viktima. Megjithatë, autoritetet pranojnë se bilanci real i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë për shkak të vonesave në diagnostikim. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se përmasat e epidemisë mund të jenë edhe më të mëdha sesa raportimet zyrtare. Sipas OBSH-së, shpërthimi në provincën Ituri, pranë kufirit me Ugandën dhe Sudanin e Jugut, u identifikua vetëm disa javë pasi kishte nisur, ndërsa shumë raste të...
Burimi:
sot.com.al