Laksativi përmirëson funksionin e trurit tek pacientët me depresion
Një medikament kundër kapsllëkut është zbuluar se ka edhe një përdorim dytësor si antidepresiv dhe si trajtim për çrregullimet njohëse të lidhura me depresionin, si mungesa e përqendrimit dhe shpërqendrimi. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Birminghamit dhe Universiteti i Oksfordit, prukalopridi, një laksativ që stimulon receptorin e serotoninës në zorrë dhe në tru, i ndihmoi pjesëmarrësit që ishin trajtuar për simptomat e depresionit të merrnin vendime më shpejt dhe më saktë gjatë një sërë testesh njohëse. Krahasuar me ata që morën placebo, pacientët që përdorën këtë ilaç shfaqën “përmirësim të ndjeshëm në rikujtimin e fjalëve në një test dëgjimor të të mësuarit verbal”, si edhe “kohë më të shpejta reagimi në një test kompleks të kujtesës së punës, pa humbje të saktësisë”, thanë studiuesit në...
Burimi:
syri.net