Kujdes/ Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë në ruajtjen e formës fizike
Shumë persona që përpiqen të kontrollojnë peshën ose nivelet e sheqerit në gjak zgjedhin të kufizojnë konsumin e frutave, duke i konsideruar ato si burim të lartë sheqeri. Megjithatë, ekspertët e ushqyerjes theksojnë se frutat e plota janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe nuk duhen ngatërruar me produktet e përpunuara që përmbajnë sheqer të shtuar. Sipas specialistëve, frutat përmbajnë vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibra, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqernave dhe ruajtjen e ekuilibrit të glukozës në gjak. Për këtë arsye, zgjedhja e frutave me përmbajtje më të ulët sheqeri mund të jetë një alternativë e mirë për ata që ndjekin një regjim të kontrolluar ushqimor. Ndër frutat më të rekomanduara renditen manaferra, kivi dhe kajsia, të...
Burimi:
sot.com.al