Keni gëlltitur bërthama qershie? Ja kur duhet të shqetësoheni vërtet

Keni gëlltitur bërthama qershie? Ja kur duhet të shqetësoheni vërtet

Ekzistojnë dy lloje njerëzish gjatë sezonit të qershive: ata që i heqin me kujdes bërthamat dhe ata që i gëlltisin pa menduar shumë, për t’u shqetësuar më pas se çfarë mund të ndodhë me organizmin e tyre. Megjithëse interneti shpesh përhap skenarë dramatikë për helmime apo rreziqe serioze, ekspertët thonë se në shumicën e rasteve nuk ka vend për panik. Bërthamat e qershisë përmbajnë substanca nga të cilat mund të lirohet cianid, por rreziku real shfaqet kryesisht kur ato përtypen ose konsumohen në sasi të mëdha. Kur gëlltitet e plotë, bërthama zakonisht kalon natyrshëm nëpër sistemin tretës pa u tretur dhe organizmi e eliminon vetë. Sipas mjekëve, problemet mund të lindin në tri raste kryesore: kur konsumohen shumë bërthama njëherësh, kur ato përtypen para gëlltitjes...