Katër faktorë ushqimorë që rrezikojnë jetëgjatësinë

Katër faktorë ushqimorë që rrezikojnë jetëgjatësinë

Një kirurg i njohur i zemrës ka ngritur alarmin mbi disa zakone ushqimore që, sipas tij dhe një sërë studimesh shkencore, lidhen drejtpërdrejt me uljen e jetëgjatësisë dhe rritjen e rrezikut për sëmundje serioze. Dr Jeremy London, kirurg kardiovaskular me mbi 25 vite përvojë klinike, ka identifikuar katër faktorë kryesorë ushqimorë që konsiderohen të dëmshëm për shëndetin afatgjatë: alkooli, mishi i përpunuar, pijet me sheqer dhe konsumimi i tepërt i yndyrnave të ngopura. Sipas tij, pijet e ëmbla – përfshirë pijet e gazuara – përbëjnë “kalori boshe” që nuk krijojnë ndjenjë ngopjeje dhe nxisin konsum të tepërt energjie. Ai i ka cilësuar ato edhe si “vdekje e lëngshme”, duke theksuar ndikimin negativ që kanë në metabolizëm dhe në rritjen e rrezikut për sëmundje kronike. Paralelisht,...