Helmimi i kadetëve, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë: Analizat brenda normave!

Helmimi i kadetëve, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë: Analizat brenda normave!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar këtë të martë rezultatet e analizave të kryera në kuadër të hetimeve për rastin e helmimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë. NJOFTIMI: Në vijim të njoftimeve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në lidhje me ndjekjen e rastit të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, bëjnë me dije se, AKU kreu procedurën e marrjes së mostrave për higjienën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, Sauk dhe brenda ambienteve të kuzhinës së  Garnizonit, të Forcave te Armatosura. Pas analizimit të tyre pranë laboratorit të Referencës ISUV , informojmë që kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës. Referuar këtyre raport- provave është kryer procedura e inspektimit...