Hantavirusi mund të “fshihet” deri në 8 javë, shtohet frika pas rasteve të fundit

Hantavirusi mund të “fshihet” deri në 8 javë, shtohet frika pas rasteve të fundit

Në një intervistë të publikuar nga Corriere della Sera, profesori italian Carlo Federico Perno ka folur për rrezikun që paraqet Hantavirusi pas rasteve të shfaqura në anijen turistike “MV Hondius”. Ai shpjegon se, sipas të dhënave të deritanishme, ekziston mundësia që virusi të jetë përhapur nga njeriu te njeriu, pasi te personat që humbën jetën është zbuluar varianti “Andes”, i vetmi lloj i Hantavirusit për të cilin është vërtetuar një transmetim i tillë përmes kontakteve të afërta dhe të zgjatura në kohë. “MV Hondius” Sipas ekspertit, llojet e tjera të Hantavirusit zakonisht përhapen nga kontakti me urinën, jashtëqitjet ose pështymën e brejtësve të infektuar, kryesisht kur këto grimca thithen në ajër. Më rrallë, infektimi mund të ndodhë nga kafshimet ose gërvishtjet. Hantavirusi nuk është virus i ri....