Hantavirusi, alarmi i ri. Anija ku po “shuhen” jetë, specialistët flasin për virusin
Hantavirusi është alarmi më i ri për autoritet shëndetësore botërore. Pas tri viktimave, dy rasteve të reja dhe 5 të dyshuarve në bordin e anijes turistike të goditur nga virusi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar atë që ndodh rrallë me Hantavirusin, transmetimin nga njeriu tek njeriu. Leidon Shapo, eksperti i Shëndetit Publik në Londër tregon për dyshimet e ngritura nga institucionet se ky virus i cili përhapet nga brejtësit përmes sekrecioneve dhe jashtëqitjes, mund të jetë importuar nga Argjentina. Hantavirusi shkakton sëmundje të rënda respiratore deri në humbje jete. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se në Shqipëri nuk ka raste me këtë sëmundje, edhe pse një formë tjetër e këtij virusi, ajo e “Etheve hemoragjike” është ndeshur vite më parë në vendin tonë....
Burimi:
syri.net