Gratë që përdorin Ozempic mund të kenë rrezik më të ulët për kancer gjiri

Gratë që përdorin Ozempic mund të kenë rrezik më të ulët për kancer gjiri

Një studim i ri amerikan sugjeron se gratë që përdorin medikamente për rënie në peshë si Ozempic dhe Wegovy mund të kenë rreth 30% më pak gjasa të zhvillojnë kancer gjiri. Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të 111,646 grave të moshës 45–80 vjeç me mbipeshë ose obezitet. Nga këto, 13.7% kishin përdorur medikamente të grupit GLP-1, ndërsa pjesa tjetër jo. Rezultatet treguan se përdorueset e këtyre barnave kishin 30–35% më pak gjasa të diagnostikoheshin me kancer gjiri krahasuar me gratë që nuk i kishin përdorur. Sipas studiueses Elizabeth McDonald nga Shkolla e Mjekësisë Perelman në Universitetin e Pensilvanisë, studimi nuk provon përfundimisht se ekziston një lidhje shkak-pasojë, por shton prova se këto barna mund të kenë potencial për parandalimin e kancerit. Medikamentet GLP-1 imitojnë një...