Gjumi dhe plakja
Pajisjet moderne të fitnesit dhe orët inteligjente e kanë bërë më të lehtë se kurrë matjen e sasisë dhe cilësisë së gjumit. Por një studim i ri sugjeron se jo vetëm mungesa e gjumit, por edhe gjumi i tepërt mund të lidhet me plakje më të shpejtë biologjike. Sipas studiuesve, personat që flenë më pak se gjashtë orë ose më shumë se tetë orë në natë shfaqin shenja më të dukshme të plakjes biologjike. Ndërsa sasia më e përshtatshme e gjumit duket të jetë rreth shtatë orë në natë. Studimi zbuloi se njerëzit që flinin mes 6.4 dhe 7.8 orë në natë kishin më pak shenja të plakjes në trup. “Kjo nuk do të thotë se kohëzgjatja e gjumit, e vetme, bën që organet të...
Burimi:
syri.net