Fluks nga alergjitë e stinës/ Flasin mjekët: 50 persona paraqiten çdo ditë në QSUT për trajtim

Fluks nga alergjitë e stinës/ Flasin mjekët: 50 persona paraqiten çdo ditë në QSUT për trajtim

40 deri në 50 persona paraqiten çdo ditë në QSUT pasi shfaqin shenja të alergjisë. Kjo periudhë cilësohet si piku i alergjive, me një rritje të dukshme të rasteve nga viti në vit. “Tani jemi në periudhën e madhe të sezonit alergjik, një sezon i lidhur nga barishtet e këqija ose graset. Padiskutim që ka rritje të rasteve nga viti në vit ka rritje të dukshme të rasteve me alergji”, tha Mehmet Hoxha, mjek alergolog Mjeku alergolog Mehmet Hoxha, shprehet se polinoza, ose alergjia nga polenet, nuk prek vetëm rrugët e sipërme të frymëmarrjes, por edhe mushkëritë, duke sjellë vështirësi të theksuara në frymëmarrje tek shumë pacientë. “Polenet përgjithësisht janë grimca dashamirëse por po kthehen gjithnjë e më shumë në agresive për shkak të shumë...