Firmoset memorandumi për Shëndetin Publik, Sala: Nuk jemi vetëm reagues, por kontribues në zgjidhje
Shqipëria dhe Italia hedhin një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit në shëndetin publik, përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Instituto Superiore di Sanità, duke formalizuar një partneritet të qëndrueshëm që synon avancimin e ekspertizës, forcimin e kapaciteteve dhe harmonizimin me standardet më të mira bashkëkohore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala në fjalën e saj evidentoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në fusha kyçe të shëndetit publik. “Përmes këtij Memorandumi, ne vendosim një kornizë të qartë bashkëpunimi në fusha prioritare si survejanca epidemiologjike, rezistenca antimikrobiale, shëndeti mjedisor, siguria ushqimore dhe sëmundjet jo të transmetueshme, duke i dhënë një rol të veçantë inovacionit dhe teknologjisë në shëndetin publik”, theksoi ministrja Sala. Ministrja vlerësoi rolin e këtij partneriteti në...
Burimi:
javanews.al