Ekspertët zbulojnë efektin e lëngut të boronicës ndaj melanomës

Ekspertët zbulojnë efektin e lëngut të boronicës ndaj melanomës

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i lëngut të boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës, duke hapur diskutime të reja mbi rolin e dietës në shëndetin e lëkurës. Me kalimin e viteve, mjekët theksojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e kontrolleve të rregullta të lëkurës, pasi kanceri i lëkurës mbetet një nga llojet më të zakonshme të kancerit në botë. Megjithatë, ai është i trajtueshëm nëse zbulohet në fazat e hershme dhe mund të parandalohet pjesërisht përmes mbrojtjes nga dielli dhe stilit të shëndetshëm të jetesës. Sipas studimit të publikuar në Journal of Cancer Prevention, studiues nga Universiteti i Otavës në Kanada analizuan efektin e lëngut të boronicës mbi qelizat e melanomës malinje. Eksperimenti u fokusua tek qelizat...