E dije? Kujtesa e fortë nuk varet nga mosha, por nga stili i jetesës

E dije? Kujtesa e fortë nuk varet nga mosha, por nga stili i jetesës

Një stil jetese i shëndetshëm po rezulton gjithnjë e më i rëndësishëm jo vetëm për trupin, por edhe për funksionet e trurit dhe kujtesën. Sipas specialistëve të shëndetit, mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik luajnë rol vendimtar në aftësinë për t’u përqendruar dhe për të ruajtur informacionin, pavarësisht moshës. Studime të ndryshme tregojnë se të moshuarit që ndjekin një dietë të balancuar dhe janë fizikisht aktivë shpesh kanë kujtesë më të fortë se të rinjtë që bëjnë jetë sedentare, të shoqëruar me ushqim të shpejtë dhe përdorim të tepruar të teknologjisë. Ekspertët theksojnë se harresa nuk lidhet domosdoshmërisht me moshën, por me zakonet e përditshme. Një dietë e pasur me perime jeshile, fruta dhe drithëra ndihmon në furnizimin e trurit me lëndë ushqyese të...