Banka Botërore me mesazh të qartë: Spitalet të paguhen sipas rezultateve
Banka Botërore rekomandon ndryshimin e mënyrës se si financohen shërbimet shëndetësore në Shqipëri, duke propozuar që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) të kalojë nga administrimi i buxheteve historike në një model ku pagesat lidhen me rezultatet, cilësinë dhe performancën e ofruesve të shërbimeve. Sipas raportit, kjo reformë konsiderohet leva kryesore për rritjen e efikasitetit të sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. Raporti vëren se Fondi administron rreth 67% të shpenzimeve publike për shëndetësinë, por funksionon kryesisht si administrator buxheti. Financimi i spitaleve publike bazohet në buxhete historike sipas zërave të shpenzimeve, ndërsa përdorimi i kontraktimit selektiv ose i pagesave të lidhura me performancën mbetet i kufizuar. Si rezultat, financimi i spitaleve lidhet pak me aktivitetin ose rezultatet e arritura....
Burimi:
syri.net