A funksionon vërtet akupunktura? Studimet e fundit zbulojnë efektet e saj në lehtësimin e dhimbjeve
Akupunktura, një praktikë e mjekësisë tradicionale kineze që përdor gjilpëra të holla të vendosura në pika specifike të trupit, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje shkencore si metodë për menaxhimin e dhimbjes. Sipas National Geographic, studimet e fundit tregojnë se kjo teknikë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve si migrena, dhimbjet kronike dhe madje edhe dhimbjet akute, duke aktivizuar mekanizmat natyralë të trupit për uljen e dhimbjes. Shkencëtarët po zbulojnë se efektet e akupunkturës nuk lidhen vetëm me “energjitë” tradicionale, por me procese biologjike reale. Stimulimi me gjilpëra mund të ndikojë në indet lidhëse, sistemin nervor dhe trurin, duke nxitur çlirimin e substancave kimike si endorfina dhe molekula të tjera që ndihmojnë në bllokimin e sinjaleve të dhimbjes. Po ashtu, imazheria e trurit...
Burimi:
syri.net