A e rrisin gjalpi dhe djathi rrezikun e sëmundjeve të zemrës?
Llojet e veçanta të gjalpit, djathit dhe qumështit me përmbajtje më të ulët yndyre janë reklamuar prej kohësh si një alternativë më e mirë për ata që duan të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit, raporton agjencia gjermane dpa. Megjithatë, yndyrnat që gjenden natyrshëm në produktet e qumështit, ndryshe nga yndyrnat trans industriale në ushqimet shumë të përpunuara, nuk rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përfunduan shkencëtarët britanikë në një analizë të botuar në revistën Nutrition Research . Një ekip shkencëtarësh analizoi 22 studime që përfshinin të dhëna mjekësore nga mijëra banorë evropianë dhe të Amerikës së Veriut dhe zbuloi se yndyrnat trans natyrale në trup "sillen shumë ndryshe nga ato industriale". "Yndyrnat trans në qumështin, kosin, gjalpin...
Burimi:
syri.net