Sëmundjet që përkeqësohen gjatë ditëve të nxehta

Sëmundjet që përkeqësohen gjatë ditëve të nxehta

Nxehtësia aktivizon mekanizmat e stresit në organizëm, krijon ndjesinë e mungesës së kontrollit, prish gjumin dhe përkeqëson gjendjen psikologjike. Për më tepër, disa antidepresivë mund të rrisin rrezikun e dehidrimit dhe mbinxehjes së trupit. Nëntë sëmundjet që mund të përkeqësohen nga vapa 1.Sëmundjet e zemrës Kur temperatura rritet, organizmi dërgon më shumë gjak drejt lëkurës për të larguar nxehtësinë.. Zemra duhet të punojë më fort dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për personat me sëmundje të arterieve koronare. Si pasojë rritet rreziku për infarkt ose goditje në tru. 2.Diabeti Ditët shumë të nxehta lidhen me më shumë shtrime në spital si për diabetin e tipit 1, ashtu edhe për tipin 2. Nxehtësia mund të shkaktojë luhatje të sheqerit në gjak. Nga njëra anë, insulina...