Mbani ndezur një dritë gjumi në dhomën e fjetjes? Jeni duke bërë një gabim të madh

Mbani ndezur një dritë gjumi në dhomën e fjetjes? Jeni duke bërë një gabim të madh

Gjumi në një dhomë të errët nuk është thjesht çështje komoditeti. Sipas mjekëve dhe specialistëve të gjumit, edhe një burim i vogël drite gjatë natës mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe në ritmin natyror biologjik të organizmit. Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që ndihmon trupin të bjerë në gjumë dhe të ruajë ciklin normal të gjumit. Si pasojë, gjumi mund të bëhet më i cekët, me më shumë zgjime gjatë natës dhe një ndjenjë lodhjeje në mëngjes. Studime të ndryshme kanë treguar se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës gjatë gjumit mund të shoqërohet edhe me rritje të rrahjeve të zemrës dhe ndryshime në kontrollin e sheqerit në gjak gjatë natës. Me kalimin e kohës, gjumi i dobët mund...