Gjashtë gabimet që bëjmë çdo ditë në kuzhinë dhe që mund të rrezikojnë shëndetin

Gjashtë gabimet që bëjmë çdo ditë në kuzhinë dhe që mund të rrezikojnë shëndetin

Shumë prej zakoneve që kemi në kuzhinë duken të padëmshme, por sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, disa prej tyre mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e helmimit nga ushqimi. Çdo vit miliona njerëz preken nga sëmundjet e shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara dhe, sipas specialistëve, një pjesë e mirë e rasteve lidhen me gabimet që bëhen në kuzhinat e shtëpisë. Ja cilat janë gabimet më të zakonshme që duhen shmangur. Shkrirja e mishit në banakNjë nga gabimet më të shpeshta është lënia e mishit apo pulës të shkrijë në temperaturën e ambientit. Ekspertët paralajmërojnë se pjesa e jashtme e mishit ngrohet shumë më shpejt se pjesa e brendshme, duke krijuar kushtet ideale për shumimin e baktereve. Për këtë arsye rekomandohet që ushqimet e ngrira të shkrihen...