“Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenjat”, Horoskopi nga Meri Gjini: Surpriza ekonomike për njërin prej jush

“Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenjat”, Horoskopi nga Meri Gjini: Surpriza ekonomike për njërin prej jush

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Jemi në prag të një katërditëshi shumë të rëndësishëm. Në këto momente kemi një bashkim shumë të bukur të Diellit me Uranin, i cili përfaqëson “faktorin X” ose të papriturën. Kjo hyrje te Binjakët, ku ndodhet edhe Mërkuri, sugjeron që gjithsecili duhet të lërë hapësirë në axhendë për takime sociale gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Çdo gjë e rëndësishme që duhet të vendoset për gjithë verën, duhet të programohet në këto 16 ditë (nga 16 deri më 31 maj). Fundjava do të përforcohet nga hyrja trekëndore e Hënës me Jupiterin, duke favorizuar diskutimet për punë, turizmin, marketingun dhe çështjet që...