Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Një asteroid i madh do të kalojë të shtunën në një distancë relativisht të vogël nga Toka dhe do të jetë i dukshëm edhe me një palë dylbi, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA). Shkëmbi hapësinor, i quajtur (152637) 1997 NC1, vlerësohet të ketë një diametër nga 750 deri në 1.650 metra. Në rast përplasjeje, një trup me këto përmasa do të shkaktonte shkatërrim në shkallë planetare, pasi do të çlironte energji të barasvlershme me 200 mijë deri në 1 milion megaton TNT, shumë më tepër se arsenali bërthamor global, i cili vlerësohet në rreth 5 mijë megaton. Fatmirësisht, mundësia e përplasjes është përjashtuar: asteroidi do të kalojë pranë Tokës në një distancë të sigurt prej 2,56 milionë kilometrash, më shumë se gjashtë herë largësia...