Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Life & Death” në Galerinë “GOCAT”/ Faton Kryeziu: Jeta dhe vdekja, të pandashme nga njëra-tjetra
👁3971
Më 10 prill, Galeria e Artit Bashkëkohor Tirana (“GOCAT”) hapi dyert për ekspozitën e artistit nga Kosova, Faton Kryeziu. Galeria – dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik – do t’i mbajë dyert hapur për “Life & Death” deri më 25 maj. Në këtë ekspozitë bëhen bashkë 25 vepra; telajo të përmasave të mëdha që e sjellin jetën dhe vdekjen përmes ngjyrës së ndezur, peizazhit, por edhe portreteve. Për Fatonin, ekspozita në “GOCAT” gëzon një rëndësi të veçantë. Jo vetëm sepse është ekspozita e tij e parë në Tiranë, por sepse përmes saj ndan gjithçka që ka parë dhe ndjerë...