Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Licensoi karburantin pa leje? Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm Eduart Duron dhe 4 zyrtarët e tjerë
👁11887
Eduart Duro TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro. Të pafajshëm u shpallën edhe 4 zyrtarët e tjerë, Vojsava Bregu, Gazmend Haxhija, Gazmend Malo dhe Astrit Seferkolli. Njoftimi i Gjykatës: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 06.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 25 akti, datë 26.03.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...