Libri i Donika Dabishevcit “E gjithkohshmja Andërr”, botohet në gjuhën malazeze
Libri “E gjithkohshmja Andërr” i poetes dhe studiueses Donika Dabishevci, konceptuar nga autorja si një rekuiem poetik kushtuar viktimave të luftës është botuar në gjuhën malazeze me titullin “Svevremeni san”. Libri është përkthyer nga Nikollë Berishajt, ndërsa botimi është realizuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi (CEKUM), në Podgoricë. Recensentë të librit janë akademiku Pavle Goranović dhe Nikollë Berishaj. Goranović është njëherësh autor i parathënies, ndërsa dizajni dhe kopertina mbajnë emrin e Adela Zejnilović. Libri sjell në qendër të vëmendjes përjetimet e civilëve, dhimbjen dhe kujtesën e luftës në Kosovë. Përmes përkthimit, kjo dëshmi poetike mbërrin tashmë te lexuesi malazez, duke nisur, siç shprehet Dabishevci, “një jetë të re” në një tjetër hapësirë gjuhësore dhe kulturore. “E...
Burimi:
kultplus.com