Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

Këtë të diel qytetarët Shqiptarë po u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, por nuk kanë munguar incidentet. Disa raste të fotografimit të votës janë raportuar deri më tani. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Librazhd. Një qytetar i cili ka fotografuar votën, është pikasur nga komisionerët. Megjithatë qytetari nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka tentuar të të dalë nga dritarja e qendrës së votimit. Për këtë arsye për më tepër se 30 minuta në këtë qendër është ndërprerë votimi.
Burimi: Lajme.al