Lezhë/ Zjarri në malin e Manatisë, flakët i afrohen banesave

Lezhë/ Zjarri në malin e Manatisë, flakët i afrohen banesave

Situata nga zjarri në malin e Manatisë në Lezhë vijon të jetë shqetësuese, ndërsa flakët janë përhapur në anën jugore të malit, në drejtim të fshatit, duke iu afruar zonës së banuar. Për shuarjen e zjarrit po ndërhyhet edhe nga ajri, me një helikopter, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë janë pozicionuar pranë banesave, me qëllim mbrojtjen e tyre nga përhapja e flakëve. Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa era favorizon përhapjen e zjarrit në terrenin me shkurre dhe bimësi.