Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lezhë/ Gjendet fëmija që kishte humbur gjatë një aktiviteti në qendër të qytetit
Një fëmije 2 vjeç, i cili u largua gjatë një aktiviteti në sheshin e qytetit në Lezhës, është kthyer te familjarët pas gjetjes nga Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Menjëherë pas njoftimit nga një shtetase, se djali i saj kishte humbur gjatë një aktiviteti festiv, në shesh, dhe nuk po gjendej, shërbimet e Policisë u angazhuan për gjetjen e tij. ‘Pas kërkimeve intensive në zonën e aktivitetit dhe përreth saj, fëmija u gjet në kohë rekord dhe iu kthye nënës, në gjendje të mirë shëndetësore. Nëna falënderoi Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që mundësoi gjetjen e të miturit. Policia e Lezhës fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, për çdo incident apo nevojë për ndihmë që ata kanë, si dhe iu garanton se...