Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin/Një nga drejtuesit dërgohet te Trauma
Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor rreth orës 04:00 të mëngjesit të së Dielës, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot. Nga informacionet paraprake nga policia raportohet se si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e të aksidentit.