Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi është kapur në flagrancë duke lëvizur në automjet në zonën e Ali Demit me armë zjarri dhe lëndë narkotike. Po ashtu, policia njofton se në pranga ka përfunduar edhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi. Nga ky operacion, blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në...
Burimi: Kohajone.com