Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lëvizje në Kategorinë Superiore, ish-mbrojtësi i Barcelonës firmos në Shqipëri
Klubet e Kategorisë Superiore vazhdojnë të jenë aktive në merkaton e verës. Teuta ka prezantuar tri afrime të para: portieri Gentian Selmani dhe mbrojtësi Florian Përgjoni, të dy të ardhur nga Tirana, si dhe rikthimin e Harallamb Qaqit nga Elbasani. Në anën tjetër, Tirana ka zëvendësuar Selmanin me Angelos Tafas, portier me eksperiencë në kampionatin shqiptar. Kryeqytetasit kanë shtuar edhe mesfushorin Kleandro Lleshi nga Laçi, si dhe më herët Patsatsia dhe sulmuesin Serge Tabekou. Egnatia ka prezantuar mbrojtësin spanjoll Guillem Jaime, i rritur në akademinë e Barcelonës. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe do të jetë pjesë e skuadrës...