Lëvizja Vetëvendosje për protestat në Tiranë, Haxhiu: Nuk kemi shtyrë askënd, kërkesat të dëgjohen me maturi dhe jo me arrogancë

Lëvizja Vetëvendosje për protestat në Tiranë, Haxhiu: Nuk kemi shtyrë askënd, kërkesat të dëgjohen me maturi dhe jo me arrogancë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me protestat në Tiranë, duke kërkuar nga institucionet shqiptare që t’i trajtojnë me seriozitet kërkesat e protestuesve dhe të shmangin qëndrimet arrogante. “Shqipëria për ne është shtëpi”, u shpreh ajo, duke vlerësuar se institucionet shtetërore duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të reflektojnë ndaj kërkesave të tyre. Haxhiu iu drejtua veçanërisht Kuvendit, qeverisë dhe Presidencës në Shqipëri, duke theksuar se ato kanë përgjegjësi për të shqyrtuar kërkesat e studentëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shqetësime të shfaqura së fundmi apo për probleme të akumuluara ndër vite. “Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet”, deklaroi ajo. Duke komentuar përplasjet gjatë protestave, kryetarja e Kuvendit të Kosovës u shpreh kundër përdorimit...