Leverkusen interesohet për një tjetër shqiptar

Leverkusen interesohet për një tjetër shqiptar

Bayer Leverkusen dëshiron Albian Hajdarin dhe mund të mos hasë vështirësi për ta realizuar këtë objektiv. Revista gjermane “OneFootball” raporton sot se lojtari mund të largohet në verë për vetëm 5 milionë euro, falë një klauzole lirimi jo shumë të kujdesshme nga Lugano. Tashmë kanë ndodhur disa bisedime paraprake për një transferim të mundshëm të mbrojtësit të kombëtares zvicerane. Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Luganos ndiqet gjithashtu nga disa klube të Serisë A, por gjermanët po përgatiten për largimet e Jonathan Tah dhe Piero Hincapié, të cilët vazhdojnë të jenë shumë të pëlqyer në Premier League. Nëse Xabi Alonso qëndron...

Burimi: Vizionplus.tv