Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Letrat sekrete: Historitë e ushtarakëve shqiptarë dhe grave ruse në vitet ’50 – Nga Alqi Koçiko
Ata vinin nga lufta. Shumica dërrmuese ishin vërtet me origjinë “gjysmë opinge”. Edhe ndonjë që vinte nga familje në gjendje më të mirë ekonomike, e kishte tretur pasurinë. Ndërkohë që kush “kishte parë botë me sy” numërohej me gishtat e dorës, ishte mëse e kuptueshme që metamorfoza në të mirë dhe në të keq, e ushtarakëve shqiptarë që konunizmi i dërgoi të studionin në shkollat e famshme të Bashkimit Sovjetik, të binte shumë në sy. Ky grup i madh njerëzish që i dha tonin luftës në terrenin shqiptar, do të bënte të njëjtën gjë edhe për atë pjesë të Luftës së Ftohtë që i ra për hise Shqipërisë. U kthyen për të komanduar ushtrinë e vendit të tyre, shijuan lavdinë dhe mundimet, pakënaqësitë dhe gradat,...