Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Letra që po tund Departamentin Amerikan të Shtetit/ Kompania amerikane e lobimit kërkon “pastrimin” e emrit të Berishës
Një ditë më parë (31 korrik), u bë publike një letër ku kompania amerikane e lobimit, Coninental Strategy, e kontraktuar nga Partia Demokratike, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit që të heqë përcaktimin “non grata” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. “Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët e përshkruajnë sot si një “narko-shtet”, thuhet në letrën e kompanisë amerikane. Sipas Continental Strategy, demokracia në Shqipëri është nën një kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive, e kësisoj...