LETONI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Riga, kuqezinjtë në kërkim të fitores

LETONI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Riga, kuqezinjtë në kërkim të fitores

Kombëtarja shqiptare po luan sot në Riga ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, përballë Letonisë. Kuqezinjtë vijnë pas barazimit pa gola kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të ruajtur vendin e dytë në grup. Ndryshimet kryesore në formacion vijnë nga reparti i mbrojtjes, ku Ismajli dhe Kumbulla zëvendësojnë Gjimshitin dhe Ajetin, ndërsa Balliu e nis titullar në vend të Hysajt. Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar nga ndeshja me Serbinë. Shiriti i kapitenit këtë herë do të jetë në krahun e sulmuesit Rey...
Burimi: Sot.com.al