Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!
Të gjithë ne, në forma të ndryshme, kemi lënë gjurmën tonë në Piramidën e Tiranës. Dikush ka ardhur për të mësuar, dikush për të punuar, dikush për një ekspozitë, një event, apo thjesht për të parë qytetin nga një kënd tjetër. Janë pikërisht këto histori dhe kontekste të ndryshme që e bëjnë Piramidën një vend që nuk duket asnjëherë njësoj. Sot, Piramida është një hapësirë shumëdimensionale, një prej HUB-eve të këtij formati në Shqipëri, ku teknologjia, krijimtaria artistike, startup-et, edukimi dhe shumë mundësi të tjera bashkëjetojnë nën të njëjtën ombrellë. Por ndoshta dimensioni më interesant i Piramidës nuk është ai që sheh kur hyn brenda, është ai që mund të zbulosh tek vetja, ndërsa hyn aty. Mundësitë që ofron Piramida janë po aq shumëdimensionale, sa...
Burimi:
javanews.al