Lënduan 61-vjeçaren teksa lundronin me motoskaf pa leje drejtimi, procedohet pronari shqiptar dhe shtetasi gjerman në Durrës

Lënduan 61-vjeçaren teksa lundronin me motoskaf pa leje drejtimi, procedohet pronari shqiptar dhe shtetasi gjerman në Durrës

Një pushuese u dëmtua në plazhin e Durrësit nga një motoskaf që drejtohej nga një shtetas gjerman. Ngjarja u regjistrua në plazhin e madh, në lagjen 13 të Durrësit. Një mjet lundrues Jet Ski, i drejtuar pa leje nga një 22-vjeçar gjerman, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përplasur aksidentalisht një grua 61-vjeçare, e cila po lahej në det. Burime policore bënë me dije se ajo ka pësuar dëmtime të lehta. Jet Ski-ja ishte në pronësi të shtetasit A. T., 48 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi A. N., me banim në Gjermani, po e përdorte pa lejen përkatëse të...