Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas lëndimit të gazetarit të News24, Klevin Muka, gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë. Sipas organizatës, gazetari ka pësuar djegie pasi është ekspozuar ndaj ujit me përmbajtje irrituese të hedhur nga një automjet policor me ujëhedhës. Muka ka deklaruar se ka përjetuar djegie të forta dhe se, pavarësisht kontaktit me shërbimin e ambulancës, nuk ka marrë ndihmë mjekësore. Në reagimin e saj, organizata nënvizon se rasti i gazetarit të News24 vjen pas një serie incidentesh të raportuara ndaj përfaqësuesve të medias gjatë protestave në Shqipëri. Sipas të dhënave të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, që prej përshkallëzimit të protestave më 13 tetor janë raportuar 43 incidente ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit...
Burimi:
gijotina.com