Lëndimi i gazetarëve në protestë, AMA: Policia të garantojë sigurinë e tyre

Lëndimi i gazetarëve në protestë, AMA: Policia të garantojë sigurinë e tyre

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka shprehur shqetësim për lëndimin e gazetarëve dhe vështirësitë me të cilat janë përballur ekipet e medias gjatë protestës së sotme në Tiranë. Krasniqi bëri të ditur se pas interesimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, është informuar se gazetarët e lënduar nuk ndodhen më në spital. Ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë kujdes dhe përmbajtje ndaj ekipeve të medias, ndërsa ka kërkuar nga Policia e Shtetit vëmendje të veçantë për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit. Sipas saj, gazetarët dhe operatorët kryejnë një shërbim të rëndësishëm në interes të publikut dhe meritojnë respekt e mbrojtje, veçanërisht në situata të tensionuara. “Me shqetësim kam ndjekur raportimet për lëndimin e gazetareve dhe gazetarëve dhe...