Lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës dhe në një garazh në Shkallnur
Një sasi lënde plasëse është hedhur është hedhur në derën e jashtme të një lokali në Durrës, duke shkaktuar dëme materiale. Gjithashtu një sasi plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti në zonën e Shkallnurit, duke shkaktuar dëme materiale. “Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale. Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”. Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e...
Burimi:
javanews.al