Lëndë narkotike të mbjella në Lezhë, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari! U gjet duke u kujdesur për bimët e kanabisit

Lëndë narkotike të mbjella në Lezhë, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari! U gjet duke u kujdesur për bimët e kanabisit

Gjatë operacionit, në një parcelë në fshatin Berzanë të Lezhës, janë gjetur dhe asgjësuar 150 bimë narkotike kanabis sativa. Autori i dyshuar, 45-vjeçari me iniciale Z. K., u arrestua në flagrancë duke u kujdesur për bimët, nën akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike”. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv