Leli Kaja në GJKKO, administratori i inceneratorit të Elbasanit përballet me seancën gjyqësore

Leli Kaja në GJKKO, administratori i inceneratorit të Elbasanit përballet me seancën gjyqësore

Administratori i shoqërisë “ECO-ELB”, që menaxhon inceneratorin e Elbasanit, Leli Kaja, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Kaja u arrestua më 5 tetor 2026 nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e SPAK-ut, nën dyshimin për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas SPAK, administratori i “ECO-ELB” dyshohet se i ka kërkuar dhe marrë 400 mijë lekë një administratori të një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkonte ligji në funksionin e tij. Shuma e parave u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrollit personal të Kajës, pasi ai dyshohet se e kishte marrë atë si përfitim të paligjshëm. Më 9 tetor, GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në...