Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe disa qytete tjera të vendit: Ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.4 është ndjerë herët në mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe në zona përreth. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën e Kamzës, rreth 8 kilometra në thellësi të tokës. Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda, por kanë qenë të mjaftueshme për t’u ndjerë qartë në Tiranë dhe rrethinat. Deri në këto momente, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.