Lëkundje tërmeti në Korçë, ndihen edhe në Pogradec

Lëkundje tërmeti në Korçë, ndihen edhe në Pogradec

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në juglindje të vendit. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 e Shkallës Rihter, teksa lëkundjet janë regjistruar rreth orës 22:46. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 km në juglindje të Pogradecit, teksa ka patur një thellësi fokale prej 5 km. Mësohet se tërmeti është ndjerë në zonën e Pogradecit dhe Maliqit.
Burimi: Gijotina.com