Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lejuan kamionin me drogë të kalonte në Malin e zi, ndalohen 4 punonjës policie dhe një doganier në ‘Hanin e Hotit’
👁9887
Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Konkretisht: L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”. F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”. T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”. S. E., me detyrë Doganier në Pikën...