Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Lejuan hapjen e rrugës në mal, GJKKO heq arrestin shtëpiak për kryetarin e nënkryetarin e Tropojës
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka liruar nga masa arrest në shtëpi kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve. Ndaj Byberit dhe Kërrnajës, togat e zeza vendosën masën e detyrimit për paraqitje një herë në muaj. Sipas avokatëve, ndaj kryetarit dhe nënkryetarit kishte mbaruar afati 6-mujor i masës së sigurisë, duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margekës. Në një seancë më parë, gjykata i la detyrë prokurorit të pyesë ekspertët, të cilët kanë përcaktuar dëmin...